Kryeministri britanik njofton bllokimin e tretë kombëtar, mbyllen shkollat: Situata, alarmante

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e sotme një bllokim të tretë kombëtar në të gjithë Anglinë për t’iu përgjigjur valës së re të infeksioneve me Covid por edhe mutacionit të ri të koronavirusit.

Ndër masat e ndërmarra është mbyllja e menjëhershme e shkollave dhe të mesme.

Nga nesër dhe në vijim, mësimi do të nisë në distancë.

“Unë dua të nënvizoj se problemi nuk është që shkollat ​​nuk janë të sigurta” por që ato “mund të veprojnë si vektorë transmetues duke shkaktuar përhapjen e virusit në familje”, tha kryeministri.

Kryeministri britanik tha se i ashtuquajturi varianti anglez i Covid 19 është “alarmues”, më ngjitës “50% deri në  70%” sesa varianti i mëparshëm dhe foli për një rritje prej 40% të pranimeve në spital krahasuar me valën e parë në prill.

Duke rekomanduar të gjithë të respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi për aq kohë sa të jetë e mundur, Johnson, tha se “nëse gjërat shkojnë mirë”, në mes të shkurtit kategoritë përparësore do të jenë vaksinuar me dozën e parë .

Deri më sot, theksoi ai, “ne kemi vaksinuar” më shumë njerëz sesa në të gjithë Evropën.

Në 24 orët e fundit Britania e Madhe regjistroi 58,784 raste pozitive në 430 mijë tamponë.

Kategoritë
BotaLajme