Kryediplomati turk diskutoi Mesdheun Lindor me kreun e NATO-s

Ministri Mevlüt Çavuşoğlu gjithashtu zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij kanadez, Francois-Philippe Champagne

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë zhvilloi bisedë telefonike me kreun e NATO-s dhe homologun e tij kanadez, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve diplomatike, Mevlüt Çavuşoğlu, Jens Stoltenberg dhe Francois-Philippe Champagne diskutuan mosmarrëveshjen aktuale në Mesdheun Lindor.

Gjithashtu, Çavuşoğlu bisedoi edhe me presidentin e republikës ruse Tatarstanm Rustam Minnikhanov.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet