Kryediplomati saudit thotë se marrëdhëniet me Turqinë janë “të mira dhe miqësore”

Faisal bin Farhan Al Saud mohoi çdo formë të bojkotit joformal të produkteve turke.

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud, tha sot se marrëdhëniet me Turqinë janë “të mira dhe miqësore”.

Kryediplomati saudit, vendi i të cilit po kryeson me samitin G20 në të cilin merr pjesë edhe Turqia, në një deklaratë të cituar nga Reuters mohoi çdo formë të bojkotit joformal të produkteve turke.

Kërkesat për të bojkotuar produktet turke u shfaqën nga aktivistët e rrjeteve sociale në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në muajin tetor. Megjithatë, thirrjet e këtilla nuk kishin ndikim të madh për produktet turke.

Përpos kësaj, ai konfirmoi se Arabia Saudite vazhdon të kërkojë një zgjidhje për mosmarrëveshjen me Katarin, megjithëse ai theksoi se një përgjigje duhet të “adresojë shqetësimet e ligjshme të sigurisë”.

Në vitin 2017, Arabia Saudite, EBA, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe vendosën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore. Katër shtetet akuzuan Katarin për mbështetjen e grupeve terroriste, një akuzë që është mohuar fuqishëm nga Katari.

In 2017, Saudi Arabia, the United Arab Emirates, Bahrain and Egypt severed diplomatic relations with Qatar and imposed a land, sea and air blockade, with the four states accusing Doha of supporting terrorist groups, an accusation vociferously denied by Qatar.

Kategoritë
BotaLajme