Kryediplomati rus apelon për dialog në Mesdheun Lindor

“Çdo problem që lind midis vendeve duhet të zgjidhet përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, përfshirë ai midis Turqisë dhe Greqisë”, tha Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Greqia dhe Turqia duhet të zgjidhin çdo problem përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Athinë, pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Dendias, Lavrov tha se “çështjet në lidhje me kufijtë detarë duhet të zgjidhen bazuar në Konventën e OKB-së mbi Ligjin e Detit”.

“Çdo problem që lind midis vendeve duhet të zgjidhet përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, përfshirë ai midis Turqisë dhe Greqisë. Ne do të mbështesim diskutimin e këtyre çështjeve dhe zgjidhjen e tyre përmes dialogut të drejtpërdrejtë”, tha Lavrov.

Më vonë, Lavrov do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën Maximos në Athinë

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet