Kryebashkiaku i Stambollit lirohet nga spitali pas trajtimit nga COVID-19

Duke folur para gazetarëve para se të dilte nga spitali, İmamoğlu tha se do të qëndrojë në karantinë në shtëpi për katër ditë të tjera

Kryetari i metropolit turk të Stambollit, Ekrem İmamoğlu sot është liruar nga spitali pas një trajtimi 10 ditor nga COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve para se të dilte nga spitali, İmamoğlu tha se do të qëndrojë në karantinë në shtëpi për katër ditë të tjera.

Sipas rezultateve të testeve të kryera në mëngjes ai tha se janë krijuar antitrupat në gjakun e tij dhe janë duke pritur për rezultatin e testit PCR.

Ai u bëri thirrje njerëzve të respektojnë rregullat e maskës, distancës dhe higjienës.

İmamoğlu tha se do të vizitojë provincën e Izmirit të goditur nga tërmeti pasi ditët e tij të karantinës të kenë mbaruar dhe uroi mëshirën e Allahut për viktimat.

Të dielën, Turqia gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 2.106 pacientë të rinj me COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm në 377.473, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 1.515 pacientë tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin në 325.486 ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 74 për të arritur në 10.326.

Kategoritë
BotaLajme