Kroacia sot në zgjedhje parlamentare

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 3,86 milionë njerëz.

Nga ora 7:00 deri në 19:00, gati shtatë mijë vendvotime do të jenë të hapura për 3,86 milionë qytetarë kroatë të cilët do të zgjedhin deputetë për përbërjen e dhjetë të Parlamentit të Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në të gjitha vendvotimet në Kroaci janë vendosur masa të posaçme epidemiologjike, kështu që votuesit, përveç maskave mbrojtëse dhe dezinfektimit të duarve, u kërkohet të marrin me vete stilolapsin e tyre dhe t’i përmbahen distancës minimale të kërkuar.

3,86 milionë njerëz në vend dhe 42 vende jashtë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje, ndërsa disa tashmë kanë votuar dje. Për këto zgjedhje, janë hapur gjithsej 6.999 vendvotime.

Gjithsej 151 deputetë do të zgjidhen për parlamentin, 140 në dhjetë zona elektorale në Kroaci, tre nga votuesit pa vendbanim në Kroaci, ndërsa tetë deputetë do të jenë anëtarë të pakicave kombëtare.

Personat e infektuar me koronavirus mund të votojnë gjithashtu me ndihmën e një personi konfidencial i cili do të plotësojë fletëvotimin.

Të drejtën e tyre të votës kanë shprehur dëshirë ta shfrytëzojnë 476 nga rreth 5.000 njerëz të cilët janë në izolim.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet