Kroaci, në 24 orët e fundit nuk është zbuluar rast i ri me koronavirus

“Pacientë të rinjë nuk ka. Deri më tani janë testuar gjithsej 62.422 persona, prej të cilëve 940 gjatë 24 orëve të fundit”, bëhet e ditur nga Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Në Republikën e Kroacisë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i koronavirusit dhe numri i përgjithshëm edhe më tej mbetet 2.244.

“Pacientë të rinjë nuk ka. Deri më tani janë testuar gjithsej 62.422 persona, prej të cilëve 940 gjatë 24 orëve të fundit”, bëhet e ditur nga Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Më tej, theksohet se 78 persona janë në kurim spitalor. Prej tyre gjashtë pacientë janë në respiratorë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.035 raste, ndërsa një person ka ndërruar jetë, me çka numri i të vdekurve ka shkuar në 100.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet