Kreu i YTB-së, Abdullah Eren: Falë Bursave të Turqisë po ndërtohet një rrugë që lidh zemrat

Presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren, deklaroi të martën në mbrëmje se falë bursave të dhëna nga Turqia po ndërtohet një rrugë që lidh zemrat.

Ceremonia 9. e Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtarë” u mbajt në kryeqytetin Ankara të vendit nën mikpritjen e YTB-së.

Në fjalën e rastit gjatë ceremonisë në fjalë, Abdullah Eren tha se YTB-ja u gjendet pranë studentëve ndërkombëtarë në çdo fushë të arsimit.

“Turqia nuk i jep këto bursa duke pritur ndonjë përfitim financiar nga ju. Padyshim që falë këtyre bursave po ndërtohet një rrugë që lidh zemrat”, tha ai në një mesazh drejtuar 2 mijë e 500 studentëve të diplomuar këtë vit dhe mbi 150 mijë të diplomuarve në Turqi nga shtete të ndryshme të botës.

“Ne duam nga ju që, së pari, të bëheni të dobishëm për familjen, rrethin dhe atdheun tuaj. Së dyti, të kontribuoni në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë e vendit tuaj. Dhe së treti, të mbështesni vullnetarisht përpjekjen e Turqisë për drejtësi dhe ndërgjegje globale. Ju tashmë keni vendin tuaj në historinë shoqërore të Turqisë. Turqia është tashmë atdheu juaj i dytë. Ne ju presim gjithmonë në Turqi”, shtoi Eren duke u këshilluar studentëve të diplomuar këtë vit gjithashtu që të anëtarësohen në shoqatat e të diplomuarve në Turqi, të cilat kanë mbi 150 mijë anëtarë në 30 vende të ndryshme.

Pas fjalës së rastit, presidenti i YTB-së shpërndau dhurata për 11 të diplomuarit më të suksesshëm, ndërsa të gjithë studentët pjesëmarrës në ceremoni hodhën kapelat në ajër.

Ceremonia mori fund me videomesazhet që të diplomuarit u dërguan familjeve të tyre pas darkës gala dhe shfaqjes muzikore të Ansamblit Artistik të Bursave të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet