Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pret tifozë në Lojërat Olimpike të Tokios

Pas takimit me kryeministrin japonez Bach tha se ai ka besim se tifozët do të marrin pjesë në lojërat olimpike të verës së ardhshme

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga dhe kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, u takuan në Tokio për të biseduar në lidhje me përgatitjen për olimpiadën e vitit të ardhshëm mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se pas takimit, Bach tha se ai ka besim se tifozët do të marrin pjesë në lojërat olimpike të verës së ardhshme.

“Në këtë takim, ne ishim plotësisht të vendosur në vendosmërinë dhe besimin e plotë që verën e ardhshme këtu në Tokio t’i bëjmë Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe Lojërat Paralimpike një sukses të madh”, tha Bach.

Kryeministri Suga, nga ana e tij, tha se është “i vendosur” për ta mbajtur olimpiadën pavarësisht shpërthimi të koronavirusit.

“Unë shpjegova se ne po bëjmë vlerësime të ndryshme mbi kushtin paraprak të të pasurit spektatorë dhe u pajtuam me presidentin Bach për të punuar ngushtë së bashku për të realizuar një olimpiadë të sigurt”, tha Suga.

Olimpiada e Tokios supozohej të zhvillohet në muajin korrik të këtij viti para se të prolongohej për shkak të pandemisë.

Lojërat janë ri-planifikuar për 23 korrik-8 gusht të vitit 2021, ndërsa Lojërat Paraolimpike do të zhvillohet më 24 gusht-5 shtator të vitit 2021.

Kategoritë
BotaLajme