Memli Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së, vendin e zë Bedri Hamza
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një konferencë për media, të thirrur pas një takim të Kryesisë së kësaj partie, duke thënë se dashuria për Kosovën është më e madhe se çdo dallim.
“Dashuria për Kosovën është me e madhe se çdo dallim”, tha ai.















