KQZ-ja me procedurë të veçantë për votuesit me Covid-19 dhe në vetizolim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e radhës do të miratojë procedurën e veçantë për votuesit me Covid-19 dhe në vetizolim, për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së veriut.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se kanë pranuar nga ministria e Shëndetësisë përgjigjen për masat të cilat duhet t’i ndërmarrin që tu mundësojë votimin të infektuarve me Covid-19 apo edhe të atyre të cilët janë në vetizolim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e Ministria e Shëndetësisë përgjigjen lidhur me kërkesën për masat të cilat duhet t’i ndërmarr Komisioni Qendror i zgjedhjeve që tu mundësojë votimin e qytetarëve, të drejtë vote të cilët janë të infektuar me Covid-19 apo edhe të atyre të cilët janë në vetizolim”.

Ai më tej ka sqaruar se  do të hartojën udhëzues të veçantë për qytetarët me të drejtë vote të cilët pra nuk do të mund të shkojnë në vendvotimin.

“KQZ-ja në përputhje me rekomandimet profesionale do të hartojë Udhëzim të veçantë edhe për këta qytetarë me të drejtë vote të cilët pra nuk do të mund të shkojnë në vendvotimin e tyre në ditën e zgjedhjeve pikërisht për shkak të masave kufizuese”.

Elezi ka sqaruar se udhëtuesi do të përcaktojë mënyrën e regjistrimit dhe konfirmimit të votuesve nga kjo kategori masat që duhet t’i zbatojnë ekipet mobile lëvizëse raporton Ekonomia Online.

“Në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë Udhëzimin e veçantë përmes së cilit do të qartësohen të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë më këtë proces, pra me votimin e qytetarëve më të drejtë vote të cilët janë të infektuar me Covid-19 apo të cilët janë në vetizolim e që u takojnë këtyre dy komunave”.

“Së pari përmes këtij Udhëzimi do të dihet mënyra e regjistrimit dhe konfirmimit të votuesve nga kjo kategori dhe pastaj së dyti janë masat që duhet t’i zbatojnë ekipet mobile lëvizëse të cilat do të shkojnë në ato adresa të votuesve si dhe masat të cilat duhet t’i zbatojnë vetë këta votues”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet