KQZ demanton Munir Bashën: Lëvizja Për Drejtësi nuk ka bërë plagjiaturë (Dokument)

Ish-kryetari i Partisë Konservatore (PK), e cila tani më është çregjistruar nga KQZ-ja, Munir Basha, ka akuzuar për plagjiaturë të programit, Lëvizjen për Drejtësi.

Basha  rastin e kishte paraqitur edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) me pretendime se mbi 80 për qind të programit të PK-së ishte kopjuar nga LD-ja.

Pas disa jave, sot, përmes një përgjigje zyrtare, KQZ ka demantuar Bashën duke nënvizuar se Lëvizja Për Drejtësi nuk ka bërë plagjiaturë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka raportuar se akuzat janë të pabaza dhe se pas krahasimit, nuk kanë hasur në ngjashmëri me dokumentacionin e partisë së ç’regjistruar, konkretisht me Statutin dhe Programin e partisë “Partia Konservatore e Kosovës” me akronim PK”, transmeton Gazeta e Re.

Ndryshe, nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Beni Kizolli një prononcim për “Gazeta e Re”, ka theksuar se Munir Basha në rend të parë nuk ka të drejtë të thirret në emër të Partisë Konservatore (PK).

Ja deklarata e plotë e Kizollit:

“Si rezultat të një lëshimi teknik të KQZ-së, të cilët fatkeqësisht nuk kishin ngarkuar në sistem Programin dhe Statutin e zyrtarizuar të LD-së, e cila është shpalosur në Kuvendin e Lëvizjes të organizuar më 23 shtator, zotëria në fjalë, duke u bazuar në materialet formale të dorëzuar më 23 mars në KQZ, e duke mos pasur njohuri rreth dokumenteve të zyrtarizuara në Kuvendin e Lëvizjes, ka  vazhduar me keqinformimin dhe me manipulimin e opinionint. Deri tash vetëm për ta injoruar njeriun i cili nuk ka të drejtë zyrtare mu thirr në emër të Partisë Konservatore të Kosovës (PK), sepse partia është çregjistruar nga KQZ, dhe kjo pasi që ai nuk ka arritur ti përfaqësojë partinë (PK) denjësisht. Lëvizja Për Drejtësi, duke u bazuar në tre parime është rikthyer skenës politike. Këto tre parime janë: Ri-artikulimi i diskursit politik, mos pranimin e ish-aktivistëve që kanë përhapur sëmundjen materialiste në struktura dhe gjykimin e rreshtimeve politike në këto 19 vite prej nga është paraqitur kjo platformë në skenën politike.” /Gazetaere.com/

Më poshtë mund të gjeni përgjigjen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për akuzat e ish-kryetarit të partisë “Partia Konservatore e Kosovës-PK”, Munir Basha:

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet