Kozmosi po zgjerohet më shpejt se sa mendohej, shkencëtarët nuk dinë arsyet

Universi po zgjerohet shumë më shpejt se sa mendohej, konfirmoi NASA.

Teleskopi i famshëm Hubble Space ka zbuluar se universi po zgjerohet madje edhe nëntë për qind më shpejt se sa pritej.

Të dhënat e reja do t’u kërkojnë nga shkencëtarëve të marrin në konsideratë teoritë e reja të fizikës, pasi këto që i njohim nuk mund të shpjegojnë sjelljen e universit.

“Kjo thjesht nuk i përgjigjet asgjëje. Nuk e prisnim këtë,” tha Adam Riess, një profesor i shquar i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Johns Hopkins, një laureat i Nobelit.

Shpejtësia e zgjerimit të universit, e njohur si konstante e Hubble-it, është pjesa qendrore e fizikës dhe të kuptuarit tonë të universit. Megjithatë, sa më shumë që studiohet, aq më pak kuptohet – teoritë astronomike dhe astronomët e gjejnë veten të gabuar, andaj shkencëtarët tani pyesin nëse e kuptojnë këtë fare.

Studimi i fundit është në favor të spekulimeve se këtë nuk e kemi kuptuar mirë dhe se ne ende duhet të zbulojmë se si universi po zgjerohet.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet