Kosovës i vazhdon lavdia, tifozi anglez: më humbi kuleta në Prishtinë, m’u kthyen e paprekur

Një tifozi anglez i kishte humbur kuleta e tij në Prishtinë, kur ai ishte në kryeqytetin kosovar ardhur për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tij me Kosovën. Por megjithatë, ai nuk u nda i dëshpëruar. Krahas kënaqësisë që përjetoi në Prishtinë, atij iu kthye kuleta nga një person që kishte gjetur.

Në kuletë ishin 500 euro dhe kartela të ndryshme bankare.

“Më kishte rënë kuleta në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Personi që e kishte gjetur hyri në lokal dhe ma ktheu. Nuk kishte marrë asgjë. Me të vërtetë, Kosova është vend i madh”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.

Mediat britanike i kanë bërë jehonë mikrpritjes që ia bëri Kosova Anglisë, e një nga më të veçantat është një artikull i BBC Sport ku thuhej “sikur të kishte më shumë tifozë të tillë”. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet