Kosovë – Çeki: Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese në ‘Euro 2020’

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për ‘Euro 2020’, Kosovë – Republika e Çekisë, transmeton Gazeta e Re.

Ndeshja do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t’i blini nëpërmjet platformës online ‘www.tiks.app’.

Çmimet e biletave pritet të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të kaluara. Bileta më e lirë do të jetë ajo në Veri dhe Jug, teksa më e shtrenjta ajo në VIP.

Veri dhe Jug – 5 euro.

Lindje – 10 dhe 15 euro.

Përendim – 15 dhe 20 euro.

VIP – 80 euro.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet