Kosovë, asnjë i vdekur dhe 148 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 981 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur në 24 orët e fundit duke bërë që numri i të vdekurve nga ky virus të mbetet 652, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 148 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 16.754.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 981 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 79.142 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 56 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet