Kosovë, 9 viktima dhe 294 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.729 mostra të dyshuara me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.420 numrin e të vdekurve nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 294 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 56.412.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.729 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 211.689 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 281 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi