Kosovari e serbi bënin gara me vetura në rrugët e Zvicrës, propozohet burgim

Një kosovar dhe një serb janë po përballen me burgim pasi kishin bërë gara me vetura në autostradën A1 në Ostaargau në Zvicër, shkruan SDA.

Pos dënimit me burgim ata janë duke u përballur edhe me largim nga vendi, shkruan “SDA”.

Kosovari 21-veçar nga Kantoni i Zuerichut dhe serbi 19-vjeçar më 11 prill në autostradë kishin bërë gara me vetura, duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Kosovari ishte duke drejtuar veturën me shpejtësi 224 kilometra në orë, ndërsa serbi 235 kilometra në orë.

Kosovari kishte kaluar shpejtësinë e lejuar për 97 kilometra në orë, ndërsa serbi për 108 kilometra në orë.

Prokuroria në Baden ka akuzuar ata se me këtë shpejtësi pos që e kanë rrezikuar veten i kanë rrezikuar edhe shumë pjesëmarrës tjerë në komunikacion.

Gara ishte filmuar edhe në celular. Mësohet se ata kishin pasur edhe shkelje tjera të shpejtësisë. Për kosovarin prokuroria ka propozuar një dënim me burgim prej dy vjet e gjysmë, ku 15 muaj prej tyre duhet mbahen me çdo kusht dhe gjobë 2500 franga. Për serbin dënim me burgim prej tre vjetëve, 18 prej tyre të mbajë me çdo kusht dhe gjobë 3000 franga.

Po ashtu është propozuar një dëbim nga Zvicra për pesë vjet.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet