Vetëm brenda dy muajve afër gjysmë milioni kosovarë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar, ani pse liberalizimi i vizave u ka dhënë edhe mundësi të tjera për pushime në bregdete
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një prononcim për Gazetën Metro.
Sogojeva ndër të tjera ka theksuar se edhe çmimet këtë vit krahasuar me atë të kaluar janë dukshëm më stabile, pasi sipas tij është vënë kontroll mbi to.
“Sivjet është dukshëm më i preferuari bregdeti shqiptar. Në Kosovë brenda dy muajve i patëm afër 500 mijë kosovarë që kanë shkuar në Shqipëri. Nëse e llogaritim këtë shifër me vitin e kaluar, numri është dukshëm më i madh këtë vit. Nëse krahasojmë çmimet nuk është e këtë vit nuk janë shumë të larta, përveç asaj edhe janë marr masa. Për vitin e kaluar kanë pas lëviz çmimet. Psh ka pas çadër që ka pas çmimin deri në 40 euro, e sivjet janë normalizu gjërat”.
Kosova gjatë sezonit të verës frekuenton bregdetin në Shqipëri duke shfrytëzuar ofertat e ndryshme të këtij bregdeti, kurse gjatë dimrit grupacione dhe organizata të ndryshme vijnë në Kosovë për të shfrytëzuar turizmin malor nëpër atraksionet turistike që ofron Kosova.