Kosovarët dhe serbët janë për dialog, por s’shohin asnjë përfitim personal nga ai

Shumica e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi janë pro dialogut ndërmjet dy vendeve, por shumica dërmuese e tyre në të dy vendet nuk shohin asnjë përfitim peronal prej tij

Të gjeturat vijnë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (QBPS) që e kanë matur përceptimin e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi. Në bazë të të gjeturave, del se 68% e qytetarëve në Kosovë dhe 51% e qytetarëve në Serbi janë për dialog.

Në Kosovë janë më pesimistë sa i përket pritjeve në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Vetëm 42% e kosovarëve besojnë se Kosova dhe Serbia mund të kenë raporte normale në një të ardhme të afërt. Për këtë besojnë më shumë në Serbi, përkatësisht del se 73% e qytetarëve atje shohin mundësinë që në të ardhmën e afërt të ketë raporte normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, pak qytetarë nga dy vendet fqinje në Ballkan kanë njohuri për përmbajtjen e këtij dialogu. Shumica në dy anët besojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është transparent.

Sipas këtyre gjetjeve, vetëm 9% e kosovarëve mbështesin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Kategoritë
LajmeVendi