Kosova U17 e gatshme për duelin me Ukrainën

Djemtë e Kombëtares U17, për pesë ditë me radhë janë përgatitur për garat e rrethit elitë, ndërsa nesër në ndeshjen e parë do të ballafaqohen me Kombëtaren U17 të Ukrainës.

Në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë, futbollistët e rinj me një përkushtim e zell të madh kanë punuar sipas programit të përzgjedhësit Besnik Kollari dhe ndihmësve të tij.

Fokus i të gjitha seancave stërvitore ka qenë mbrojtja e ngjeshur, një mesfushë me qarkullim të topit, sulme dhe kundërzbritje të furishme, sikur që edhe gjuajtjet e lira nga pozitat e ndryshme dhe gjuajtjet nga këndi ishin detyra të përhershme.

Ekipit Kombëtar U17 tashmë i është bashkëngjitur edhe drejtori teknik i FFK-së, Michael Nees. Gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të ekipit kombëtar është e mirë dhe djemtë janë të gatshëm për ndeshje.

Kosova nesër në hapje të garave të këtij rrethi do të takohet me Ukrainën prej orës 11.00

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet