Kosova të ndërpresë bisedimet pas deklaratave skandaloze të zyrtarëve serb ndaj viktimave të luftës

Qeveria Hoti e zhgënjyer me deklaratat e disa zyrtarëve publikë në Serbi. Të ulëta dhe të  papranueshme u cilësuan deklaratat e disa zyrtarëve politik të cilët vazhdojnë të shfaqin mungesë  respekti ndaj viktimave të luftës në Kosovë. Kryeministri i Republikës së Kosovës në një postim të tij në facebook i quan skandaloze këto deklarata dhe me kaq përfundon këtë .

Është i papranueshëm dhe shumë minor edhe qëndrimi i Kryeministrit Hoti ndaj qëndrimeve të  tilla publike nga ana e zyrtarëve publik të serbisë, pasi që një deklaratë sa për konsum të  brendshëm nuk qon më peshë, njejtë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sidomos te disa shtete të  Bashkimit Evropian që shumë  herë i kanë  mbyllur sytë ndaj që ndrimeve të tilla nga ana e serbisë, dhe kanë kërkuar nga ana e Kosovës të ruajnë qetësinë dhe mos të prishin “arritjet e deritashme” gjatë  bisedimeve.

Do të duhej një  qëndrim më i ashpër dhe më  meritor karshi serbisë  në  këtë  rast. Do të  duhej të kërkohej një kërkim falje nga ana e serbisë për të gjitha viktimat e luftës, dhe më pas edhe një  kërkim falje nga ana e zyrtarëve matrapazë serbë të cilët dalin me deklaratat e tyre populiste, dhe që  fyejnë  viktimat e luftës si në  Kosovë  po ashtu edhe në vendet e tjera të  ish Jugosllavisë .

Një veprim më  i mirë  që  do ishte ndërprerja e bisedimeve deri në një moment kur qeveria e serbisë del me një vendim për kërkim falje ndaj popullit shqiptar për viktimat e luftës dhe terrorin ndaj një populli të tërë, pastaj heqja e kufizimit të lëvizjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës (liberalizimi i vizave) për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi që kriteret janë plotësuar kaherë, dhe më pas të shqyrtohet vazhdimi i bisedimeve me një agjendë të përbashkët të spektrit politik Kosovar, ku do të përcaktohej edhe një kufizim dhe kohë se deri ku mundë të negociohet dhe si do të përfundojë edhe kjo gjendje e cila po i kushton Kosovës humbje në të gjitha sferat e sidomos në atë ekonomike.

Kryeministri Hoti në postimin e tij kërkon që edhe bashkësia ndërkombëtare t´i kundërshtojë këto deklarata nga ana e zyrtarëve politik serb, gjë e cila dihet se as që  bëhet fjalë për qëndrime të tilla nga ana e tyre ( siç u pa deri më tani).

Qeveria për të qenë e drejtë me qytetarët e saj duhet të marrë vendime karshi tyre, dhe mos të  jetë në shërbim të zyrtarëve Europian që vijnë e shkojnë, të cilët nuk duan që dikush të jetë  pengesë gjatë ndërtimit të karrierës së tyre, e, dhe më pas të konsiderohen se kanë dështuar gjatë rrugëtimit të tyrë karrieriste.

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendime karshi ndodhive dhe mos të dalë vetëm me deklaratë  kundër deklaratës duke thënë  se po praktikojmë  reciprocitetin.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet