Kosova shembull për Amerikën, Grenell dyshon se për Biden votuan edhe të vdekurit

Emisari i Donald Trumpit, Richard Grenell ka kontestuar votat për kandidatin demokrat Joe Biden.

Grenell ka shkruar në Twitter se duhet të shikohen vendbanimet e votuesve për t’u siguruar se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

“Njerëzit e meritojnë ta dijnë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni në vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar mrekullisht. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.

Kategoritë
BotaLajme