Kosova mëson shortin për kampionatin botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, grupmosha U-21, ndodhet në grupin C për Kampionatin Botëror Spanja 2019.

Djelmoshat tanë ndodhen në një grup me Portugalinë, Hungarinë, Kroacinë, Brazilin dhe Bahrainin.

Kosova shkroi historinë, duke u bërë kombëtarja e parë që kualifikohet në një kampionat botëror.

Në bazë të kundërshtarëve, Dardanët kanë pak shpresa për të kaluar tutje.

Botërori mbahet në korrik të këtij viti në Spanjë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet