Kosova e përmbyll kampionatin ballkanik me fitore

Pas tri ndeshjeve të humbura ndaj Greqisë, Turqisë dhe Bosnjës, Kosova ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë.

Ndeshja ishte mjaft interesante me dominim herë të njërës e herë të tjetrës kombëtare duke e dërguar lojën në pesë sete.

Në setin final Kosova arriti të jetë më efektive duke fituar 15:12.

Me këtë ndeshje Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U17 femra në vendin e nëntë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet