Kosova e nis mbrapshtë, Kololli i pafat, e dërgon topin në portën e Muricit

Kosova është duke humbur 1-0 nga Maqedonia në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena”.

Atëherë kur Dardanët po sulmonin dhe nisën kontrollin e ndeshjes, e pësuan nga një kundërsulm i papritur.

Pa dashje, Benjamin Kololli devijoi goditjen e kundërshtarit, për të pësuar gol në këtë gjysmëfinale të play-off

Kategoritë
LajmeSport