Kosova duhet ta ndjek industrinë e armëve të Turqisë

Gjatë 30 viteve të fundit, që prej se është rrënuar muri i Berlinit më 1989, vendet problematike të botës dolën të jenë Ballkani, Lindja e mesme dhe Rajoni i kaukazit. Luftërat që ndodhën në vitet e 90-ta gjatë copëtimit të Jugosllavisë, okupimi i Irakut dhe Afganistanit pas 11 Shtatorit dhe ngjarjet që po ndodhin për shkak të të ashtuquajturës “Pranvera arabe” ndikuan në shfaqjen e zbrazëtirave të autoritetit dhe e rrezikuan seriozisht sigurinë e Turqisë. Pas shfaqjes së zbrazëtisë së autoritetit në Irak dhe Siri, ISISI që dolinë shesh dhe PKK me të cilën Turqia ballafaqohet prej vitesh, përgjatë kufijve të Turqisë zhvilluan metoda të reja të aktiviteteve të tyre. Të gjitha këto zhvillime përbënin rrzik të drejtpëdrejtë për Turqinë.

Turqia daljen prej kësaj gjendjeje e pa përmes politikave shtetërore për teknologji vendase dhe kombëtare të armëve. Si rrezultat i këtyre hapave që i hodhi Turqia, u prishën kurthat që deshën t’ia bënin asaj. Sidomos shtetet që shesin armë, gjatë viteve të fundit qoftë edhe nëse kjo nuk ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë, nisën që të vendosnin ambargo ndaj Turqisë. Porositë e Turqisë për armë i pezullonin, nxirrnin pengesa të ndryshme dhe e përmendnin çdo lloj preteksti për të mos dhënë armë. Porkjo gjendje, jo vetëm që ia mbylli dyert, por i hapi ato për Turqinë. Sikurse thuhet në idiomën që e përdor shpesh presidenti Erdogan, “Fqinji i keq të bën të kesh shtëpi!” Turqia nisi që ta zhvillojë dhe ta kombëtarizojë edhe më shumë industrinë e armëve.

Tanimë Turqia nisi t’i vjel frutat e këtyre hapave që nisi t’i hedh në të kaluarën. Në saje të këtyre hapave, normën e produkteve vendore të industrisë së armëve, Turqia e ngriti nga niveli 20% në atë 70%. Në saje të kësaj norme, tanimë një shtet tjetër nuk mund të ndërhyjë aq lehtë në politikën e jashtme të Turqisë. Në saje të kësaj teknologjie, Turqia në Libi e ndali Hafterin dhe e prishi lojën që deshën ta luajnë aty. Në saje të anijeve studimore kombëtare që Turqia i ndërtoi, tanimë realizon gjurmime për gaz në Mesdheun Lindor dhe ia del mbanë me presionin që i ushtrohet. Në të njëjtën mënyrë Turqia përmes Aeroplanëve pa pilot dhe Aeroplanëve të armatosur pa pilot, e parandaloi formimin e shtetit të terrorit që deshën ta ngrisin në veri të Sirisë. Aeroplanët pa pilot dhe aeroplanët e armatosur pa pilot po përdoren edhe gjatë përplasjes në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë, nga e cila u morën disa pjesë të okupuara. Këto mjete teknologjike e ndryshuan rrjedhën e luftërave të bëra në terren.

Derisa përmes këtyre hapave, Turqia e fuqizoi sistemin e saj mbrojtës, njëkohësisht, hyri në mesin e shteteve që eksportojnë armë. Që nga viti 2020, 7 firma turke hynë në listën “Defence News Top 100” që është lista më prestigjioze e industrisë së mbrojtjes. Firmat për të cilat folëm janë; ASELSAN, TUSAŞ, BMC, ROKETSAN, STM, FNSS dhe HAVELSAN. Krahas këtyre firmave, një rol të rëndësishëm në industrinë turke të armëve e luan edhe BAYKAR Group që i prodhon aeroplanët pa pilot dhe aeroplanët e armatosur pa pilot, të cila e tërhoqën vëmendjen e botës. Pasi që shtete të ndryshme të botës i panë sukseset e aeroplanëve pa pilot dhe aeroplanëve të armatosur pa pilot, planifikojnë t’i blejnë ato dhe t’i kenë në inventarin e tyre ushtarak.

Çka duhet të nënkuptojë për Kosovën ky sukses i Turqisë në industrinë e armëve? Për shkak të pozitës gjeografike dhe politike në të cilën gjendet Kosova, është shtet i cili gjithnjë duhet ta mbajë të fuqishme mbrojen e saj. Pavarësisht shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, duket se problemi nuk është zgjidhur ende. Çështja e Marrëveshjes finale me Serbinë që përmendet prej kohësh dhe çështje tjera… Qoftë edhe nëse ndodh kjo marrëveshje, problemi nuk do të zgjidhet. Pas marrëveshjes do të lind një problem tjetër sikurse është Bashkësia e komunave serbe, e cila do ta bosnjëzojë Kosovën. Bashkësia e komunave serbe, në mes të Serbisë dhe Kosovës do ta shkaktojë një momentu të ri politik sikurse është rasti Brçko në Bosnjë. Andaj Kosovës gjithnjë do t’i vazhdojë një rrezik i quajtur Serbi. Pas kësaj do të ishte naivitet të besojmë se nuk do të ketë mundësi të luftës apo konfliktit dhe se Serbia s’do të jetë kërcënim për Kosovën. Edhe pas marrëveshjes, Kosova, Bosna Hercegovina dhe Maqedonia mbeten pikat në të cilat mund të shfaqet konflikti në Ballkan. Pse në këtë pikë është e rëndësishme që të jetë e fuqishme industria e armëve e Turqisë? Për problemin e Kosovës, Turqia gjithnjë ka luajtur rol konstruktiv dhe gjithnjë, në të gjitha sferat dhe platformat është renditur përkrah Kosovës. Kundruar nga ky këndvështrim, që të mund ta ruajë Kosova veten, ka nevojë për industrinë e mbrojtjes së Turqisë. Derisa në anën tjetër Serbia paraqet rrezik permanent dhe për t’u armatosur blen armë nga Kina dhe Rusia, Kosova është e detyruar t’i merr masat e veta. Për këtë çështje pengesa më e madhe ëstë komuniteti ndërkombëtarë, sepse e pengon armatosjen e Kosovës me armë të rënda. Derisa kjo pikë qëndron kështu, Kosova nuk duhet të armatoset për sulm, por është e detyruar të armatoset për mbrojtje. Mbrojtja e vetes është e drejtë e çdo shteti!!! Sado që Kosova dhe Serbia ushtarakisht janë të pakrahasueshme, tanimë në llojet e reja të luftërave nuk është shumë me rëndësi fuqia juaj ushtarake, por ajo e teknologjisë ushtarake. Andaj Kosova duhet ta ndjek fuqinë e armëve të Turqisë që është në zhvillim e sipër, t’i sheh zhvillimet që janë atje dhe të gëzohet për këto. Sikurse në të gjitha sferat, në raste krize të mundshme, Turqia do të rendiet përkrah Kosovës. Historia e dëshmon këtë!!!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet