Kosova dhe Turqia partnerë në luftimin e krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin ekzistues mes dy shteteve në aspektin e sigurisë, thuhet në njoftimin nga MPB e Kosovës, transmeton AA.

Ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Sakar, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Republika e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket shkëmbimit të përvojave mes policive të dy vendeve.

Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për shkëmbimin e informatave mes dy policive për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Sipas njoftimit, ministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sakar, vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ritheksoi se sikurse deri më tani, shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në avancimin e mekanizimeve të sigurisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet