Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Bytyqi ka thënë se ambasadorin Sakar e ka falënderuar  për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim.

Theksova bashkëpunimin e mirë që kemi pasur edhe me ish ambasadoren Kılıç dhe theksova gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të arsimit cilësor për nxënësit dhe studentët”, thuhet në postimin e Bytyqit në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet