Kosnett: SHBA nuk është kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se liderët e subjekteve politike duhet të respektojnë Kushtetutën sa u përket zgjedhjeve të reja apo jo.

“Nëse Kushtetuta e lejon ndryshimet në koalicion ne do ta respektojmë. Por nëse shihet se Kosova po shkon nga zgjedhjet, ne do ta respektojmë edhe atë opsion. Kam dëgjuar njerëzit duke thënë se SHBA nuk do të lejojë zgjedhjet apo nuk do të pranojmë rezultate të caktuara, kjo nuk është e vërtet. Presim që qeveritarët t’i përmbahen Kushtetutës”, ka thënë Kosnett në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se ka shumë skenarë sa i përket zgjedhjeve apo riformatizimit të qeverisë por sipas tij e rëndësishme është të respektohet Kushtetuta.

Kosnett ka thënë se nuk ka asnjë shansë që SHBA të sjell me zarf emrin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“Nuk mendoj se ndonjëri nga kolegët e mia janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë. Jemi në vitin 2020 dhe nuk besoj se më funksionojnë instruksione të tilla që jepen nga jashtë. Nuk besoj se ka qenë ndonjëherë e vërtet diçka e tillë e as që mund të jetë tash kur verbërisht pranohen instruksione nga jashtë”, tha ndër të tjera ambasadori Philip Kosnett./Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet