Kosnett: FSK ushtri – hap i natyrshëm

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

“Liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”, është shprehur diplomati amerikan.

Ambasadori Kosnett rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lart në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet