Koronavirusi në zonat me ajër të ndotur është më i rrezikshëm, mbijeton disa ditë

Njerëzit ka më shumë të ngjarë të kapin Covid-19 në zonat me ndotje të lartë të ajrit sepse lëndët e grimcave mund të “mbartin” viruset, thonë shkencëtarët

Njerëzit kanë më shumë të ngjarë të infektohen nga Covid-19 në zonat me ndotje të lartë të ajrit sepse grimcat mund të mbajnë mjaftueshëm virusin, kanë deklaruar shkencëtarët.

Të dhënat tregojnë se Londra, Birmingham, Neë York, LA, qyteti i Meksikës, Delhi të gjithë kanë nivele të larta ndotjeje dhe janë mposhtur nga Covid-19.

Studiuesit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Universiteti Mjekësor Taipei në Tajvan kanë pohuar se ndotja luan një rol të drejtpërdrejtë në përhapjen e sëmundjes.

Viruset mund të përthithen nga lëndë grimcash – të prodhuara kryesisht nga gazrat e makinave apo nga punimet në ndërtim dhe më pas udhëtojnë ose qëndrojnë në ajër për orë ose edhe ditë para se të thithen nga dikush, janë shprehur ata.

Kjo sugjeron se njerëzit mund ta thithin koronavirusin nga grimcat e vogla të ajrit.

Për më tepër, provat kanë gjetur se materia e grimcave mund t’i bëjë qelizat në mushkëri më të ndjeshme ndaj koronavirusit, duke rritur rrezikun që dikush të sëmuret keq.

Deri më tani, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë që koronavirusi është përhapur kryesisht nga pikat e mëdha të frymëmarrjes të dala nga kollitja ose teshtitja. Por provat e reja sugjerojnë që transmetimi nga ajri gjithashtu luan një rol të rëndësishëm .

Shkencëtarët u shprehën se viruset mund të përvetësohen nga lëndë grimcash (PM) dhe të mbeten në ajri për orë ose ditë të tëra. Grimcat e vogla më pas mund të thithen thellë në mushkëri, ku virusi fillon të përhapet.

Studime të ndryshme në Itali kanë treguar se vende që kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, janë vendet që kanë ndotje të konsiderueshme.

Lombardia në veri të Italisë ka shumë fabrika, trafik të rënduar dhe është rrethuar me male që parandalojnë qarkullimin e ajrit.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet