Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e të prekurve në 383. Po ashtu, për një ditë janë shëruar edhe 15 pacientë duke bërëq ë gjithsej të jenë 131të shëruar

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik të Shqiëprisë, Silva Bino, në komunikimin e sotëm u shpreh se deri më tani janë testuar 2753 raste të dyshuara, ndërsa kanë humbur jetën 22 qytetarë.

Bino: Në 24 orë testuam 182 të dyshuar, 6 rezultuan pozitivë

“Në 24 orët e fundit janë identifikuar 182 persona të dyshuar me COVID-19 te cilët janë raportuar nga urgjenca mjekësore, mjeku i familjes dhe njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Nga këta persona, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. 4 gjenden në Tiranë, një në Elbasan dhe një në Korçë. Kjo e çon numrin e testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, të cilët anë pasur forma të rënda të sëmundjes dhe sëmundja të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131”, tha Bino.

Ajo deklaroi se në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar ku 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht tha se po marrin shërbim 74 pacientë.

Po ashtu, u tha se është vënë re një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Bino i kërkoi qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social, pasi siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Bino: E rëndësishme të respektohen masat edhe brenda familjes

“Dua të theksoj se deri më tani kemi disa vatra të cilat i kemi identifikuar në Tiranë, Korçë, Elbasan, Shkodër, Durrës por që kryesisht janë vatra familjare, kjo edhe për shkak të masave të distancimit social dhe distancimit fizik të cilat janë marrë deri më tani. Ajo çfarë është e rëndësishme është se qytetarët duhe t të zbatojnë rregullat, në mënyrë që edhe vatrat brenda familjes, pra ato vizitat familjare, apo shkuarje në rastet e mortit, apo elementë të tjerë të gëzimit, ditëlindje, etj., jemi në një kohë pandemie dhe duhet të zbatojmë të gjitha rregullat dhe edhe vatrat familjare të mos i kemi si deri tani. Në këtë mënyrë ndihmojmë të gjithë shoqërinë që të zbusim jo vetëm kurbën e sëmundjes por edhe atë spektër të sëmundjes në mënyrë që të fillojmë jetën normale”, deklaroi Bino.

Sa i përket hartës së të prekurve, shpërndarja gjeografike është Tirana me 181 raste, Durrësi me 38 raste, Lushnja me 5 raste, Elbasani 11 raste, Fieri 26 raste, Kavaja 8 raste, Rrogozhina 4 raste, Korça 17 raste, Vlora 5 raste, Shkodra 44 raste, Lezha 14 raste, Berati 2 raste, Has 12 raste, Krujë 5 raste, Tropojë 4 raste, Pukë 4 raste dhe Mirditë 3 raste.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet