Koreja e Veriut thotë se ka testuar një ‘armë taktike’

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një ‘armë taktike’ me ‘breshëri të fuqishme’, raporton televizioni shtetëror.

Ky është testi i parë i këtij shteti pas bisedimeve që përfunduan pa marrëveshje në mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të koreanoverior Kim Jong Un.

Media shtetërore nuk ka dhënë detaje të tjera rreth testit të kësaj arme, por analistët thonë se ky mund të jetë një kthim i testeve të raketave me rreze të gjatë, veprim ky që nga SHBA-ja ishte parë si kërcënim.

Ka pasur pak progres në bisedimet bërthamore që nga samiti i fundit.

Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin vietnamez të Hanoi për të diskutuar për denuklearizimin, por diskutimet u ndërprenë.

Javën e kaluar, Kim tha se Trump duhet të mbante “qëndrimin e duhur” në mënyrë që të vazhdohet me bisedime.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet