Koordinatori për Brexit, Guy Verhofstadt në “telashe” me presidentin e KE-së Juncker, (Foto)

Vazhdojnë bisedimet dy paleshe ndërmjet përfaqësueseve të BE-së dhe atyre të Britanisë në lidhje me procesin e Brexit.

Përveç debateve dhe konflikteve ndërmjet zyrtarëve, në Parlamentin Evropian në Strasburg kishte edhe momente komike.

Pasi iu është dhënë pauzë, presidenti i komisionit evropian, Jean Clude Juncker teksa zbriste shkallet për të dalë në pushim, rastisi koordinatorin anglez për Brexit në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt të cilin edhe “nguci” me shaka duke ia prishur formën e flokëve.

Por Juncker u përball me një reagim të pa pritshëm. Verhofstadt u ngrit ne këmbë me nervoze dhe u drejtua Junckerit duke i thënë “mjaft më”, ngjarja nuk u tensionua më shumë pasi që komisionarët e tjerë filluan të qeshnin me ta.

Ndryshe, në Strasburg vazhdon sot rrethi i tretë i bisedimeve për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Për më shumë shikoni pamjet e më poshtëm:

 

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet