Kontriboi si lojtar por tash do të kontribon si trajner, ja kush është trajneri ri i ekipit të Muriqit

Fenerbahce tashmë është bërë me trajner të ri pas largimit të Ersun Yanal, shkruan Gazeta e Re

Kanarinat kanë zyrtarizuar si trajner, ish-lojtarin e tyre Erol Bulut, i cili  më parë ka qenë në drejtim të klubit Alanjaspor.

Në një deklaratë në platformën për informimin e publikut nga klubi Fenerbahçes thuhet se Erol Bulut është drejtuesi i ri i këtij ekipi.

Erol Bulut lindi në 30 Janar 1975 në Gjermani. Ai ishte një futbollist i Kombëtares Turke që shërbeu në një pozicion mbrojtës. Në vitin 1995 deri në vitin 1998  ishte lojtar i Fenerbahces, ai përjetoi edhe aventurat e Panionios dhe Olympiacos në Greqi. Në fillim të sezonit 2007-2008, ai u transferua në ekipin Metalurg Donetsk të Ukrainës. Kohët e fundit ai drejtoi Alanyaspor, një nga ekipet e superligës-turke./Gazetaere

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet