Konsumimi i kësaj pijeje ndikon dukshëm në tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të rrisë rrezikun e vdekjeve të hershme prej infarktit apo edhe sëmundjeve të tjera të zemrës.

Këtë rritje mund ta shkaktojnë shumë substanca të dietës suaj, nis prej kafeinës, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.

“Tension i lartë i gjakut’ llogariten parametrat që sillen 140/90. Kjo gjendje krijohet edhe nëse në ushqimet tuaja përdorni shumë kripë.

Sipas Mayo Clinic që është marrë me këtë gjendje që prek shumë njerëz gjithandej botës, kafeja është një prej pijeve që ndikon shumë në tensionin e gjakut, pra që e ngrit atë.

“Kafeina mund të shkaktojë ngritje shumë të shpejtë të gjakut, qoftë edhe nëse ju nuk vuani prej tij”.

Doktorët e kësaj klinike kanë thënë se nëse kafeja pihet më shumë se katër filxhanë në ditë, ajo ka ndikim të jashtëzakonshëm në tensionin e gjakut.

Ata rekomandojnë që kafeja duhet të zëvendësohet me çaj si pjesë e dietave të balancuara.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet