Konsulli Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın vizitoi Spitalin “Ortomedica”

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın sot realizoj një vizitë njohëse në Spitalin privat “Ortomedica” në Prizren, raporton Gazeta e Re.

Konsulli i Përgjithshëm, Özaydın në një prononcim për “Gazeta e Re”, u shpreh se për Turqinë, Kosova është një vend mik dhe se dy vendet kanë një të kaluar të përbashkët historike dhe ngjashmëri kulturore.

Ai ka shtuar më tej se përvoja e Turqisë, në këtë rast të spitalit “Ortomedica” mund të ndikojë në përmirësimin e shëndetësisë në këtë vend. Gjithashtu ka theksuar se Turqia ka një shërbim shëndetësor të njëjtë me vendet evropiane, por me kosto shumë më të ulët.

Ai shtoi se mes Turqisë dhe Kosovës ekziston marrëveshja në fushën e shëndetësisë e nënshkruar që nga viti 2009 përmes të cilës shumë pacient nga Kosova kanë rifituar shëndetin tyre në spitalet profesioniste të Republikës së Turqisë.

Në anën tjetër, Dr. Evren Fehmi Atay (Kirurg/Ortoped) mjeku kryesor i spitalit ka informuar për punën e deritanishme të bërë në këtë spital.

Ai ka theksuar se spitali “Ortomedica” është spitali i parë privat në rajonin e Prizrenit e cila ofron shërbimet në fushën e ortopedisë dhe kirurgjisë së përgjithshme.

“Duke nisur punën me sloganin ‘Askush të mos sëmuret, por ata qe sëmuren të gjejnë shërimin tek ne”, në një periudhë kohore prej 4 vitesh në spitalin tonë në Prizren janë zhvilluar mbi 1000 operacione ortopedike në sallat e operacioneve të pajisura me teknologjinë e fundit bashkëkohor”, theksoi Atay.

Ai shtoi se si spital janë në shërbimin e pacienteve me qendrën e diagnostifikimit dhe laboratorin për të gjitha llojet e analizave të teknologjisë bashkëohore.

Ndërsa drejtoresha e spitalit Donjetë Ahmetaj Rexha për “Gazeta e Re” tha se që nga themelimi i Spitalit “Ortomedica” në vitin 2016-të në Prizren kemi treguar një sukses të madh në ndërhyrje kirurgjikale tek pacientet me diagnoze si p.sh: Bracial Plexus Palsy-të veçanërisht në transferimi të muskujve, paralize cerebrale, nekrozën avaskulare me teknikë të posaçme, frakturat e pelvisit, riparim i Pectus Ekscavatum me metodën Nus. Riparim i Skolizes, aplikim i protezës totale të kyqit të këmbës, të bërrylit, endoprotezësdhe praciale etj.

Ajo shtoi se spitali deri më tani ka pranuar mbi 10 mijë pacient dhe se përparësia e spitalit është që në këtë vend po jepen shërbime të cilat nuk janë kryer deri më tani në vend. /gazetaere.com/

 

Kategoritë
LajmeShëndetësiVendi

Të ngjajshmet