Konsullata shqiptare në Milano me flamuj të Kosovës e Shqipërisë

Dy flamuj ai i Kosovës dhe i Shqipërisë janë ngritur sot në godinën e re të Konsulatës Shqiptare në Milano.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në llogarinë e tij në facebook, teksa shton se ngritja e tillë e flamujve nuk përfundon me kaq pasi do hapen dhe institucione të tjera të përbashkëta në shërbim të të gjithë shqiptarëve në botë, transmeton Klan Kosova.

”U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos🇦🇱🇽🇰 Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë🤝

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet