Konstitutohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere

Konstituohet edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere i kryesuar nga kryetari Hekuran Murati.

Murati para anëtarëve të rinj, njoftoi për fushë veprimtarinë e komisionit, i cili tha se është funksional, por po ashtu është edhe komision i përhershëm.

Si komision funksional shqyrton projektbuxhetin e shtetit dhe rishqyrtimin e tij si dhe është mbikëqyrës i disa agjencive të pavarura që ndërlidhen me financat publike.

Anëtari i komisionit, Bedri Hamza tha se ende qeveria nuk e ka sjellë rregulloren e fushëveprimtarinë e ministrive dhe këtë informacion nuk e kanë as deputetët.

Anëtarja e komisionit, Mimoza Kusari Lila, foli për buxhetin gjinor, andaj tha se kërkohet nga Ministria e Financave në përkrahje të projekteve në raport me buxhetin gjinor.

Anëtari Shkëlzen Hajdini, duke folur për buxhetin e shtetit, tha se si komision duhet të ketë përgatitje dhe angazhim për bux hetin që pritet në këtë muaj të sillet për shqyrtim në komision.

Komisioni vendosi që çdo të mërkurë të mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në orën 10:00. Komisioni përbëhet prej 11 anëtarëve.

Kategoritë
EkonomiLajme

Të ngjajshmet