Konjufca: LDK kishte hatërmbetje për shkak të reagimeve tona ndaj “Zajednicës”

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër.

Ai ka folur të premten në “Debat” te RTK.

“Lëvizja Vetëvendosje ka përparësi sepse nuk ka gabime të qeverisjes siç i ka Veseli ose Haradinaj. Kemi kandidatin e pjekur për kryeministër. Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër. Nuk është i korruptuar prandaj kësaj radhe për herë të parë në zgjedhje kandidati për kryeministër do të ketë më shumë peshë se program”, ka theksuar Konjufca.

Ai ka thënë se raporti me LDK duhet të analizohet nga konteksti opozitar që ishte. “Pati bashkëpunim për homologimin, Z Mobile etj.”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij. LDK për shkak të reagimeve të Vetëvendosjes ndaj marrëveshjes për “Zajednicën” ishte në hatërmbetje.

Duke folur për koalicionin PDK-LDK, Konjufca ka thënë se PDK e tradhtoi LDK-në mu në kohën kur ishin duke bashkëqeverisur.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet