Konfirmohet Pogba do të largohet nga Manchester United

Paul Pogba u ka treguar shokëve te Manchester Unitedi se dëshiron të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës.

Mesfushori francez ka qenë i përfolur shumë për një largim për herë të dytë nga “Old Traffordi” dhe me shumë gjasa Real Madrid pritet të jetë destinacioni i mundshëm i kampionit të botës.

L’Equipe pretendon se largimi i Pogbës nga Manchester Unitedi tashmë është programuar pasi janë ngritur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij në klub.

Gazeta franceze shton se Pogba dëshiron që vazhdimisht të jetë pjesë e Champions Leagues dhe i pëlqen ideja e të luajturit nën urdhrat e Zinedine Zidanes.

“France Football” vazhdon duke shkruar se 26-vjeçari është në moshën e përsosur për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet