Konfirmohet nga Vetëvendosje: Edhe PDK dëshiron zgjedhje, ja muaji që do të mbahen ato

Driton Tali ish këshilltar i ish kryeministrit Albin Kurtit ka komentuar seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës e cila sipas tij ka treguar se Qeveria Hoti, që ai i referohet si “Qeveri Koti” nuk do të mund të mbijetojë më shumë se deri në vjeshtë. Tali është i bindur se zgjedhjet do të mbahen në vjeshtë në shtator apo fillim tetori dhe se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e interesuar për zgjedhje për faktin se ka fituar mbështetje.

“Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës e çimentojë pohimin tim se kjo “Qeveri Koti” nuk do të mund të mbijetojë maksimumi deri në vjeshtë. Nëse nuk është në gjendje që të krijojë kuorum, me shumicën e thjeshtë, si ja ka mësy “Kryeministri Koti” me qeverisë. Siç po shihet edhe për PDK-në është në interes të shkohet në zgjedhje për faktin se ka ftuar mbështetje.

PDK, sipas mendimin tim, ngurronte të shkonte në zgjedhje verës për shkak të faktorit Mërgatë e cila në masë është pro Lëvizjes Vetëvendosje, por për shtator eventualisht fillim tetor zgjedhjet do të jenë edhe në interes të PDK! Pse jo”, ka thënë për “Bota sot”, Driton Tali.

Kategoritë
LajmeVendi