Komuna e Prizrenit nuk e ‘nin’ zhurmën e festivaleve por e gjobit një afarist për tejkalim të zhurmës

Pas ankesave të qytetarëve për zhurmën e krijuar brenda Qendrës Historike të Prizrenit, inspektorët komunalë mbrëmë kanë dalur në terren për ta inspektuar gjendjen.

Me këtë rast, në lokalin afarist që gjendet në rrugën “Marin Barleti” me anë të pajisjeve për matje të zhurmës është evidentuar se zëri i muzikës arrin deri në 120 dB (decibel) (volumi momental 108.7 dB), që bie në kundërshtim me nenin 6, paragrafi 1.3, të ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, i cili nivelin e muzikës brenda Qendrës Historike e kufizon me volum deri në 70 dB. Si rrjedhojë, lokalit afarist i është shqiptuar gjoba mandatore sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi dhe i është tërhequr vërejtja për mospërsëritje të shkeljes së njëjtë.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë dy festivaleve të ndryshme që u mbajtën në Prizren, edhe pse Komuna bashkë me Policinë kanë pranuar me dhjetëra ankesa në lidhje me zhurmën e madhe të shkaktuar nga këto festivale, nuk është shqiptuar asnjë gjobë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet