Komuna e Obiliqit së shpejti me ndërmarrje publike lokale

Komuna e Obiliqit, së shpejti pritet të bëhet me Ndërmarrje Publike Lokale “Kastrioti“ SH.A, vendimi për themelimin e kësaj ndërmarrje është aprovuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit, në seancën e fundit të kuvendit e iniciuar me kërkese të kryetari të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Ky vendim është dërguar për shqyrtim në ministritë gjegjëse dhe sipas një njoftimi nga ana e MPL-së, ky vendimi i KK Obiliq është i ligjshëm dhe prodhon efekt juridik.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili është shprehur se: “Si institucion komunal, do të punojmë në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi dhe shumë shpejt komuna e Obiliqit do të ketë ndërrmarjen publike lokale“, po ashtu, ai ka theksuar se kjo ndërmarrje është më së e nevojshme për Obiliqin, sepse sipas tij: “brenda qytetit tonë kemi rritje të hapësirave të gjelbërta, parqe, sheshe, objekte kulturore dhe sportive, kësisoj kërkohet mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre!“

Shkrimi i plotë i Gashit:

Të nderuar qytetarë,

Kemi pranuar shkresën përcjellëse nga MPL-ja, për Vendimin Nr.I-345 ”Krijimin e Ndërmarrjes Publike Lokale- Kastrioti“ SH.A, e aprovuar ne Kuvendin e Obiliqit dhe e dërguar për shqyrtim të ligjshmërisë nga ana e MPL-së dhe MEA-së, ku sipas organeve gjegjëse brenda ministrisë, vendimi i KK Obiliq është i ligjshëm dhe prodhon efekt juridik.

Si institucion komunal, do të punojmë në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi dhe shumë shpejt komuna e Obiliqit do të ketë ndërrmarjen publike lokale, ndërrmarje kjo, shumë e domosdoshme dhe e nevojshme duke patur parasysh se brenda qytetit tonë kemi rritje të hapësirave të gjelbërta, parqe, sheshe, objekte kulturore dhe sportive, kësisoj kërkohet mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre!

Xhafer Gashi

Kategoritë
LajmeVendi