Komuna e Graçanicës refuzon t’i vendos simbolet shtetërore

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në agjendën e tij ka pasur që të vizitojë komunën e Graçanicës ku ka pasur që të takohet me kryetarin e kësaj komune Srgjan Popoviq.

Lekaj bashkë me kryetarin e komunës kanë pasur në plan që ta vizitojnë fshatin Kishnicë.

Por kjo vizitë është anuluar për shkak se komuna e Graçanicës të vendosë simbolet shtetërore të Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.

“Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës. I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre”, thuhet në komunikatë të Ministrisë.

Nëpërmjet kësaj komunikate Lekaj ka falënderuar mediat që kanë shprehur gatishmëri që ta përcjellin këtë aktivitet.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet