Komsiq dhe Dzaferoviq abstenuan, Dodik votoi kundër pavarësisë së Kosovës

Në seancën e sotme të presidencës Boshnjake është votuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërkaq i vetmi që mori pjesë në votim ishte Milorad Dodik i cili votoi kundër.

Kryesuesi i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Dzaferoviq dhe anëtari tjetër Zeljko Komsic kanë abstenuar në votim këtë herë.

Këtë e ka konfirmuar nga kabineti i Komsic për portalin boshnjak Klix.ba, duke mohuar raportimet se vendimi për votën kundër pavarësisë së Kosovës ka qenë unanim, shkruan Klix.ba, transmeton Gazeta Express.

Më 17 shtator presidenca e Bosnjes e kishte vendosur në votim për herë të parë njohjen e pavarësisë së Kosovës, në të cilën seancë Komsic dhe Dzaferovic kishin votuar pro ndërkaq Dodik kishte qenë kundër

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet