Kompania turke e industrisë së mbrojtjes ASELSAN dërgoi me sukses në hapësirë satelitin “ASELSAT 3U”

Kreu i Industrisë Presidenciale të Mbrojtjes Ismail Demir bëri të ditur se sateliti kub “ASELSAT 3U” është dërguar me sukses në orbitën e tij me raketën e SpaceX sot.

Kreu i Industrisë Presidenciale të Mbrojtjes Ismail Demir bëri të ditur se sateliti kub “ASELSAT 3U” është dërguar me sukses në orbitën e tij me raketën e SpaceX sot.

Demir postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me lëshimin e satelitit “ASELSAT 3U”.

“Sateliti ‘ASELSAT 3U’, i zhvilluar për qëllime shkencore me mundësi vendore dhe kombëtare nga kompania turke e industrisë së mbrojtjes ASELSAN dhe Universiteti Teknik i Stambollit në kuadër të bashkëpunimit universitet-industri, është dërguar me sukses në orbitën e tij me raketën e “SpaceX”, bëri të ditur Demir në postimin e tij.

Duke vënë në dukje se “ASELSAT” do të shkarkojë imazhet e marra nga kamera në stacionin tokësor dhe do të mbledhë të dhëna statistikore për mjedisin hapësinor në kartën digjitale, Demir përgëzoi të gjithë ata që kontribuuan në zhvillimin e satelitit.

Kategoritë
BotaLajme