Kompania gjermane “Lufthansa Airlines” drejt falimentimit, ja arsyeja…

Kompania ajrore gjermane ‘Lufhansa’ ka disa muaj që po përballet me greva të piloteve per shkak te kushteve të dobëta, deri tani kompania gjigante është detyruar që të anulojë  876 fluturime të ndryshme, për shkak të grevës së pilotëve, transmeton Gazeta e Re.

Në këtë situatë rreth 100 mijë pasagjerë rrezikojnë të humbasin fluturimet e tyre, ndërkohë që kompania po interesohet për të gjetur rrugë alternative për tu mundësuar klientëve të saj mbërritjen në destinacion.

Por ajo se çfarë ka mërzitur fort drejtuesit e kompanisë ishin raportet e analistëve të cilët sipas rezultateve të raporteve për here të parë kanë raportuar se kompania ajrore, 3 mujorin e parë të këtij viti ka mbyllur me dëm.

Por sipas e përditshmes gjermane, “Die Zeit”, një nga faktorët që e futen kompaninë gjermane në krizë ishte hapja e aeroportit të ri të Stambollit gjë qe për një kohë të shkurtër do të shndërrohet në një HUB të ri që do të lidh kontinentin Evropës me atë të Azisë.

Në anën tjetër autoritetet e kompanisë paralajmëruan shtrenjtimin e biletave të cilën e shohin si e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Ndryshe linja ajrore e dytë më e madhe gjermane “Air Berlin” në vitin 2017 shpalli falimentimin, pasi aksionari dhe huadhënësi më i madh, “Etihad Airways” kishte reduktuar financat. Prandaj, kompania nuk kishte më një parashikim pozitiv. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet