Koca: Stina e verës nuk ngadalëson përhapjen e epidemisë

Në 24 orët e fundit në Turqi për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 24 persona.

Në 24 orët e fundit në Turqi për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 24 persona.

Që prej fillimit të epidemisë e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën në total ka arritur në 5 mijë e 25.

Brenda një dite janë bërë 53 mijë e 468 teste dhe 1 mijë e 492 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Me 1 mijë e 386 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, numri total i personave që janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali ka arritur në 164 mijë e 234.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Altun pas mbledhjes së Këshillit Shkencor bëhet e ditur se gjatë muajve të verës nuk ka ngadalësim të përhapjes së virusit gjithashtu nuk ka prova shkencore se ka rënë fuqia e infektimit.

“Masa (maska dhe distancomi social) është borxhi që i kemi njëri tjetrit”, ministri Koca.

Kategoritë
BotaLajme